Shefi i OKB-së: Shpresoj që Izraeli t’i përmbahet vendimit të GJND-së për Gazën

Bota

Shefi i OKB-së: Shpresoj që Izraeli t’i përmbahet vendimit të GJND-së për Gazën

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:27
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha të premten se shpreson që Izraeli të respektojë vendimin e së premtes nga gjykata më e lartë e OKB-së , Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke urdhëruar vendin të ndërmarrë veprime për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza. 

Në një deklaratë nga zëdhënësi i shefit të OKB-së , Stephane Dujarric, Guterres përsëriti natyrën ligjërisht të detyrueshme të vendimeve të GJND-së, duke shtuar se ai beson “se të gjitha palët do të zbatojnë siç duhet Urdhrin e Gjykatës”. 

Shefi i OKB-së ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim humanitar në Gaza, duke shprehur shqetësim të thellë për numrin e lartë të raportuar të viktimave civile dhe situatën “katastrofike” humanitare në enklavë. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti më parë vendimin paraprak mbi akuzën e Afrikës së Jugut për gjenocid si një refuzim të diskriminimit kundër vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat