Borrell: Hetimet ndaj UNRWA-s duhet të vazhdojnë, por financimin s’mund ta ndërpresim

Bota

Borrell: Hetimet ndaj UNRWA-s duhet të vazhdojnë, por financimin s’mund ta ndërpresim

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:36
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi rëndësinë e dhënies së fondeve për UNRWA-n në Gazë, pavarësisht hetimit që po kryhet në lidhje me akuzat e Izraelit se disa punonjës së agjencisë janë përfshirë në sulmin e Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ku u vranë mbi 1 mijë persona.

“Në samitin e BE-së do të flasim edhe për situatën e tmerrshme humanitare në Gazë: ne nuk mund të ndëshkojmë kolektivisht palestinezët, puna e UNRWA-s nuk mund të ndërpritet, nuk ka alternativë tjetër nëse duam të mbajmë gjallë banorët e Gazës.

Natyrisht që hetimet duhet të vazhdojnë por financimi i UNRWA-s nuk duhet të ndërpritet, BE-ja dhe komisioni kanë vendosur që të mos e ndërpresin atë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që më herët kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kërkoi përfundimin e misionit të agjencisë së OKB-së dhe zëvendësimin e saj me agjenci të tjera ndihme në Gazë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat