Kili: Shkon në 51 numri i të vdekurve nga zjarret

Bota

Kili: Shkon në 51 numri i të vdekurve nga zjarret

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 07:38
Kili

Të paktën 51 persona humbën jetën nga zjarret në rajonin Valparaiso të Kilit, thanë autoritetet lokale.

Presidenti i vendit, Gabriel Boriç shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe tha se do të vinte në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të trajtuar situatën, shkruan BBC.

Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i regjistruar në pyje në Kili. Shumë prej të prekurve po vizitonin rajonin bregdetar gjatë pushimeve verore.

Po ashtu një alarm shëndetësor u vendos në Valparaiso nga ministria e shëndetësisë.

Ministria bëri thirrje për pezullimin e operacioneve jo të detyrueshëm, dhe urdhëroi ngritjen e spitaleve të përkohshme në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat