​Riten çmimet e naftës, shkak konflikti në Lindjen e Mesme

Bota

​Riten çmimet e naftës, shkak konflikti në Lindjen e Mesme

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Çmimet e naftës u rritën pak në fillim të tregtisë të martën, ndërsa tregjet prisnin më shumë sinjale për ofertë, mes konfliktit në Lindjen e Mesme.

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 78,19 dollarë për fuçi në orën 10:28 të mëngjesit sipas orës lokale (0728 GMT), një rritje prej 0,26% nga çmimi i mbylljes prej 77,99 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të hënën.

Standardi amerikan, ‘West Texas Intermediate’ (WTI), tregtohej në të njëjtën kohë me 72,97 dollarë për fuçi, 0,26% më shumë nga mbyllja e së hënës prej 72,78 dollarë për fuçi.

Frika nga përhapja e konfliktit në Lindjen e Mesme në vendet e tjera për të ndërprerë më tej rrugët e furnizimit mbështeti rritjen e çmimeve.

ShBA po kryen "sulme vetëmbrojtëse" kundër mjeteve shpërthyese sipërfaqësore pa ekuipazh (USV) në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi Houthi.

Houthi-t kanë synuar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose të operuara nga kompani izraelite që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në hakmarrje kundër sulmit izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

ShBA-të gjithashtu kishin filluar sulmet ajrore të premten kundër Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe milicive të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, pasi një sulm vetëvrasës me dron vrau tre trupa amerikane në Jordani muajin e kaluar.

Investitorët po fokusohen gjithashtu në vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Lindjen e Mesme.

Blinken mbërriti në Arabinë Saudite të hënën si ndalesa e parë në turneun e tij të fundit rajonal si pjesë e përpjekjeve për të nxitur një armëpushim në Rripin e Gazës.

Turneu i tij do të vazhdojë deri më 8 shkurt dhe do të përfshijë gjithashtu Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat