LIVE: Ukrainasit “hedhin në erë” municionet e rusëve, Scholz jep paralajmërimin serioz – ja vendimi i fundit i Zelenskyt

Bota

LIVE: Ukrainasit “hedhin në erë” municionet e rusëve, Scholz jep paralajmërimin serioz – ja vendimi i fundit i Zelenskyt

Nga: Bota sot Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 06:50 Përditësuar në ora: 18:38 më 08.02.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukrainasit përdorin dronët kamikaz për të hedhur në erë municionin e rusëve në fushëbetejë

Ushtria ukrainase në një aksion të realizuar në lindje të vendit ka arritur të shkatërrojë sasi të madhe municioni.

Ishin dronët e mbushur me eksploziv që ishin ngritur në ajër për të lokalizuar plozionet e rusëve, ku kishin me vete sasi të madhe municioni.

Në një fushë të mbuluar me borë, shihen dronët kamikaz duke u përplasur në municionin e ushtrisë ruse që hidhej në erë.

Madje nga shpërthimet e fuqishme ngriteshin në qiell “topa të mëdhenj të zjarrtë”.

Shkatërrimi i municionit është një prej aksioneve më të mëdha që i konsiderojnë ukrainasit, për faktin se kjo u jep kohë që të fillojnë kundërsulme.

Scholz: Ukraina mund të përballet me mungesë serioze të armëve dhe municioneve

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi për pasojat e rënda të fitores së Rusisë në Ukrainë, pak orë para se të nisej për në Washington për t’u takuar me presidentin amerikan Joe Biden.

Në një kolumne në Wall Street Journal, Scholz paralajmëroi aleatët e Ukrainës që të mos shkurtojnë mbështetjen ushtarake për vendin, i cili është duke luftuar me një pushtim rus në shkallë të plotë për gati dy vjet.

“Mesazhi ynë është i qartë: Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar fitoren e Rusisë. Nëse nuk e bëjmë, së shpejti mund të zgjohemi në një botë edhe më të paqëndrueshme, kërcënuese dhe të paparashikueshme sesa ishte gjatë Luftës së Ftohtë,” shkroi Scholz.

“Megjithë mbështetjen tonë, Ukraina së shpejti mund të përballet me një mungesë serioze të armëve dhe municioneve”, paralajmëroi kancelari gjerman, duke shtuar se disa detyrime financiare tashmë kanë skaduar dhe disa të tjera duhet të zgjaten.

“Pasojat dhe kostot afatgjata të dështimit për të ndaluar agresionin e presidentit rus Vladimir Putin do të errësonin të gjitha investimet që po bëjmë tani”, theksoi Scholz.

Vizita e Scholz në Washington vjen në një kohë kur përfaqësuesit republikanë amerikanë në Kongres po bllokojnë ndihmën e mëtejshme të SHBA për Ukrainën.

Scholz gjithashtu po përpiqet të bindë disa partnerë evropianë që të rrisin ndihmën e tyre.

“Mos bëni gabim: një fitore ruse në Ukrainë jo vetëm që do të ishte fundi i Ukrainës si një shtet i lirë, demokratik dhe i pavarur, por gjithashtu do të ndryshonte në mënyrë dramatike fytyrën e Evropës”, ​​shkroi Scholz.

“Kjo do t’i jepte një goditje të rëndë rendit botëror liberal. Përpjekja brutale e Rusisë për të kapur territorin me forcë mund të shërbejë si një plan për udhëheqës të tjerë autoritarë në mbarë botën”, paralajmëroi kancelari gjerman.

Zelensky emëron komandantin e ri të ushtrisë ukrainase

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ka emëruar Oleksandr Syrskiy në postin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës. Këtë njoftim Zelensky e bëri disa minuta pasi njoftoi se ishte koha për një “udhëheqje të ripërtërirë” të Forcave të Armatosura të shtetit.

Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

Për javë të tëra ka pasur spekulime se Zelensky po e shqyrtonte mundësinë e largimit të Zaluzniyit, për shkak të dallimeve që kishin në strategji në kohën kur Ukraina po vazhdon luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.

Pas publikimit të editorialit, Zyra e Zelenskyt menjëherë kishte hedhur poshtë vlerësimet e gjeneralit lidhur me situatën në fushëbetejë.

Ndërrimi i udhëheqësit të ushtrisë ukrainase u bë teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është afër dyvjetorit të nisjes së tij./rel

Grupi Wagner ndërton selinë e re në Rusi

Grupi Wagner po ndërton një seli të re për luftëtarët e tij dhe trupat vullnetare të gardës kombëtare të Rusisë.

Anton Yelizarov, udhëheqësi i grupit mercenar, njoftoi lëvizjen në deklaratën e tij të parë që kur ish-pronari i Wagner, Yevgeny Prigozhin humbi jetën pas rrëzimi të avionit vitin e kaluar.

Ministria e Mbrojtjes britanike tha se selia do të jetë në qytetin jugor të Rusisë të Rostovit.

Grupi mercenar Wagner ka luftuar në emër të Rusisë në Ukrainë dhe ishte kyç për marrjen e kontrollit të qytetit të Bakhmut nga vendi.

Në qershor, Prigozhin, i zemëruar nga ajo që ai tha se ishte marrëzia dhe paaftësia e ushtrisë më të lartë të Rusisë, mori kontrollin e selisë ushtarake të qytetit jugor të Rostovit dhe më pas marshoi drejt Moskës në një tentativë rebelimi.

Pas incidentit, Vladimir Putin i quajti luftëtarët si tradhtarë dhe e dëboi Prigozhin nga Rusia. Më 23 gusht, avioni privat me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord.

Pas vdekjes së Prigozhin, presidenti rus urdhëroi luftëtarët e Ëagnerit të nënshkruanin një betim besnikërie ndaj shtetit rus.

Shtyhet vizita e Putinit në Turqi

Vizita e Vladimir Putin në Turqi është shtyrë për më vonë, sipas gazetës turke Hürriyet, për shkak të programeve zgjedhore në Turqi dhe Rusi.

Sipas informacioneve, presidenti rus pritet të vizitonte Turqinë në fund të prillit ose në fillim të majit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu ditën e djeshme se përgatitjet për një takim midis Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po vazhdonin.

Një zyrtar turk tha për Reuters javën e kaluar se Putin do të vizitonte Turqinë më 12 shkurt.

Shpërthim masiv afër qytetit rus ku ndodhet fabrika për prodhimin e raketave

Një shpërthim i madh e ndriçoi qiellin mbrëmjen e 7 shkurtit pranë Votkinskut, një qytet rreth 1.000 kilometra në lindje të Moskës, vendndodhja e një fabrike ruse për prodhimin e raketave.

Banorët e Votkinskut raportuan se një shpërthim i fuqishëm ndodhi pranë qytetit dhe postuan video në rrjetet sociale ku shihej flakë e madhe dhe flakërim i verdhë lart në qiell.

Disa të tjerë thanë se shpërthimi ndodhi në fabrikën e makinerisë në Votkinsk, e cila prodhon disa prej raketave më të sofistikuara të ushtrisë ruse, përfshirë llojet që i ka përdorur kundër Ukrainës.

Shpërthimi u raportua edhe nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, e cila e citoi agjencinë për shërbime emergjente duke thënë se ishte “caktuar një testim i motorëve raketorë” në fabrikë.

“Kjo nuk është emergjencë, [por] një [ngjarje] e planifikuar", tha një zëdhënës i Ministrisë ruse për Situata Emergjente, sipas mediave shtetërore ruse.

Por, në uebsajtin e Ministrisë nuk kishte asnjë tregues për ndonjë testim të planifikuar.

Nuk ka të dhëna për viktima.

Në fund të vitit 2023, fabrika e Votkinskut i publikoi 19 kontrata qeveritare për prodhimin e komponentëve të armëve bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin e kishte vizituar këtë fabrikë më 2011, kur ishte kryeministër.

Fabrika Volkinsk ndodhet rreth 50 kilometra larg Izhevskit, kryeqytetit të rajonit Udmurtia. Ajo prodhon pjesë dhe platforma për koka bërthamore për sistemet raketore Topol-M, Yars dhe Bulava, si dhe trupa për raketat Iskander, sipas Kremlinit.

“Fabrika juaj është njëra nga ndërmarrjet kryesore në industrinë e mbrojtjes së Rusisë”, kishte thënë Putini gjatë vizitës më 2011./REL

Bllokohet në SHBA ndihma për Ukrainën, shfaqen shqetësime në Gjermani

Si sinjal paralajmërues shikohet në Gjermani bllokimi nga republikanët i projektligjit në Senatin Amerikan, ku parashikoheshin ndihma për Ukrainën, Izraelin, si edhe reduktimi i kalimeve ilegale të kufirit në SHBA.

Republikanët në Senatin Amerikan e bllokuan një paketë ligjore të negociuar më parë mes partive, me të cilën parashikoheshin fonde për sigurimin e kufijve në kufirin amerikan me Meksikën si dhe ndihma për Ukrainën edhe Izraelin. Paketa e masave me një vëllim prej 118 miliardë dollarë nuk e mori shumicën në senat me 60 vota. Demokratët në dhomën e Senatit me 100 senatorë kanë vetëm një shumicë të vogël me 51 nga 49 deputetë. Ligji i ashtuquajtur ligji kombëtar shtesë për sigurinë përfshinte ndër të tjera edhe 60 miliardë dollarë për Ukrainën, 14,1 miliardë dollarë ndihma për Izraelin dhe 20,2 miliardë dollarë për sigurimin e kufijve amerikanë. Kompromisi mbipartiak, i arritur mes republikanëve dhe demokratëve parashikonte edhe ndryshime në politikën e imigracionit në SHBA.

Sinjal paralajmërues

Politikanët gjermanë u shprehën të shqetësuar pas dështimit të paketës miliardëshe për Ukrainën në senatin amerikan dhe e shhin atë si sinjal paralajmërues. “Bllokada e ndihmave për Ukrainën në kongres është vetëm një shije e hershme se çfarë do të na presë, nëse Donald Trump në nëntor kthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë”, tha kreu i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme në Bundestag, Michael Roth për portalin “t-online”. Roth tha se “siguria e Europës nga një ditë në tjetrën nuk do të ishte më e garantuar”. Po ashtu Roth e sheh “të ardhmen e një Ukraine të lirë dhe të pavarur në rrezik të madh” dhe kërkoi që europianët të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur imperializmin rus. Kurse politikani i CDU për çështjet e Jashtme, Norbert Röttgen tha se “duhet të zgjohemi më në fund dhe të përgatitemi për një presidencë të mundshme të Donald Trump, duke investuar në mënyrë masive për sigurinë tonë.”

Trump kundër paketës

“JO”-ja e republikanëve ishte bërë e ditur që më parë. Ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte bërë fushatë kundër kompromisit të arritur mes republikanëve dhe demokratëve. Trump i kishte kërkuar republikanëve të mos bënin asnjë kompromis në këtë çështje. Në sfondin e gjasave të mëdha për një duel mes Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Trump nuk ka interes për një sukses të Bidenit me miratimin e një ujdie mbipartiake. Kreu i shumicës në senat, demokrati, Chuck Schumer bëri të ditur një votim të dytë së shpejti./DW

Kundërshtari i Putinit përjashtohet nga zgjedhjet presidenciale

Komisioni Zgjedhor i Rusisë ka përjashtuar kundërshtarin e Putinit, Boris Nadezhdin si kandidat në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Nadezhdin ka qenë relativisht kritik ndaj luftës në shkallë të plotë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe pak zëra kundërshtues janë toleruar në Rusi.

Ai ishte përpjekur të kundërshtonte pretendimet e komisionit zgjedhor se më shumë se 15% e firmave që ai kishte paraqitur me aplikimin e tij ishin të pavlefshme.

Por komisioni e refuzoi ofertën e tij. Duke refuzuar të heqë dorë, Nadezhdin tha në mediat sociale se do ta kundërshtonte vendimin në Gjykatën e Lartë të Rusisë.

“Kam mbledhur më shumë se 200,000 firma në të gjithë Rusinë. Ne e bëmë çdo gjë me transparencë dhe ndershmëri.”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më shumë se 9,000 firma të dorëzuara nga Nadezhdin ishin të pavlefshme. Kjo do të thotë që atij i mungonin 100,000 firmat e nevojshme për t’u regjistruar si kandidat, tha anëtari i komisionit Andrei Shutov.

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë do të mbahen nga 15-17 mars, megjithëse rezultati nuk është në dyshim pasi vetëm kandidatët e miratuar nga Kremlini konkurrojnë.

Vendimi përfundimtar se kush mund të marrë pjesë në zgjedhje do të merret të shtunën.

Forcat Ajrore: Ukraina rrëzon 11 dronë brenda natës

Nga: A.Sh

Ukraina rrëzoi 11 dronë sulmues të tipit Shahed të nisur nga Rusia gjatë natës më 8 shkurt, tha Forcat Ajrore në përditësimin e saj të mëngjesit.

Dronët u nisën nga Kepi Chauda në Krimenë e pushtuar.

Forcat ruse filluan 17 sulme të veçanta që kishin në shënjestër kryesisht rajonet Mykolaiv, Odesa, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk në sulmin e fundit.

Grupet celulare të zjarrit të Forcave Ajrore të Ukrainës u përfshinë në zmbrapsjen e sulmit ajror.

Sulmet me dronë janë një dukuri pothuajse e përditshme në Ukrainë, duke prekur rajone të ndryshme në të gjithë vendin.

Autoritetet ukrainase kanë pritur vazhdimisht sulme ruse gjatë dimrit, me Moskën duke u fokusuar në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe objekte të tjera civile. Gjatë natës së 7 shkurtit, Rusia nisi një sulm me raketa dhe dron në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën që vrau 5 dhe plagosi 50.

ISW: Kërcënimet e vazhdueshme bërthamore të Kremlinit synojnë të pengojnë ndihmën perëndimore për Ukrainën

Nga: A.Sh

Kërcënimet e vazhdueshme të Kremlinit për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj synojnë pjesërisht të pengojnë ndihmën perëndimore për Ukrainën, vlerësoi Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e tyre të përditshëm më 7 shkurt.

Në vlerësimin e saj, ISW i referohet komenteve të bëra nga zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev më 7 shkurt, në të cilin Medvedev sugjeron se nëse do të ndodhte një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, Rusia do të barazonte fushën e lojës duke përdorur "ballistik dhe raketa lundrimi që mbanin koka të veçanta” - duke iu referuar kokave bërthamore.

Sipas ISW, kërcënimet rrëqethëse të Rusisë nga zyrtarë të lartë të Kremlinit, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, synojnë të pengojnë ndihmën perëndimore për Ukrainën, si dhe "promovimin e brendshëm të narrativave të Kremlinit se NATO - dhe Perëndimi në përgjithësi - përbën një kërcënim ekzistencial. në Rusi”.

Kërcënimet e vazhdueshme të Rusisë vazhdojnë ndërsa pasiguria rreth financimit të ndihmës së SHBA për Ukrainën vazhdon.

Më herët, më 7 shkurt, republikanët e Senatit votuan kundër një marrëveshjeje dypartiake që lidhte një paketë financimi prej 118 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin me reformën e kufirit të brendshëm. Nëse projektligji do të kalojë me sukses në Senat, pritet një përballje e mundshme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson është zotuar se projektligji do të ishte "i vdekur pas mbërritjes".

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, zyrtarët rusë kanë kërcënuar rregullisht përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë dhe kundër aleatëve të NATO-s. Ndonjëherë, zyrtarët e Kremlinit janë bërë objekt talljeje pasi kërcënimet e tyre të shumta nuk kanë arritur të materializohen.

Edhe pse nuk ka gjasa, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Rusia është "real", sipas komenteve të bëra nga presidenti i SHBA Joe Biden.

"Kur isha këtu jashtë rreth dy vjet më parë duke thënë se shqetësohesha për tharjen e lumit Kolorado, të gjithë më shikonin sikur isha i çmendur," i tha Biden një grupi donatorësh në qershor 2023. "Ata më panë ashtu (ashtu) kur thashë se shqetësohem për përdorimin e armëve bërthamore taktike nga Putin. Është e vërtetë."

Në maj të vitit 2023, Putin nënshkroi një marrëveshje me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko për vendosjen e armëve bërthamore jostrategjike ruse në territorin bjellorus. Vetëm muajin e kaluar, Bjellorusia njoftoi se ka përditësuar doktrinën e saj ushtarake, duke lejuar për herë të parë dispozitën për përdorimin e armëve bërthamore.

Sipas dokumenteve të Pentagonit që The Telegraph mori në 26 janar, SHBA planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në vite për të kundërshtuar kërcënimet e vazhdueshme ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat