Borrell ia premton Zelenskyt mbi një milion predha ushtarake

Bota

Borrell ia premton Zelenskyt mbi një milion predha ushtarake

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:15
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, është pritur në Ukrainë nga presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Zyra Presidenciale e Ukrainës ka njoftuar një ditë pas se Zelensky dhe Borrell kanë diskutuar një mori çështjesh, më me theks draftligjin që ia mundëson Kievit rritjen e mobilizimit, raporton Euronews.

Ndër të tjera, Borrell ka premtuar ndihmë financiare dhe ushtarake, përfshirë mbi një milionë predha që ka theksuar se do të dërgohen në fund të vitit.

Ndihmat financiare dhe ushtarake janë vitale për Ukrainën, armatimi i së cilës thuhet se është duke u shpenzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat