​2024 fillon me janarin më të ngrohtë në histori

Bota

​2024 fillon me janarin më të ngrohtë në histori

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Janari i vitit 2024 theu rekordin e të qenit janari më i ngrohtë në histori me 13.14 gradë Celsius, tha në një deklaratë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) i BE-së Copernicus.

Ky nivel është 0.70 gradë Celsius mbi mesataren 1991-2020 për muajin janar dhe 0.12 gradë Celsius mbi temperaturën e janarit më të ngrohtë të mëparshëm të vitit 2020, thuhet në deklaratë.

“Ky është muaji i tetë me radhë që është më i ngrohti i regjistruar për muajin përkatës të vitit”, thuhet po ashtu në deklaratë.

Janari i vitit 2024 ishte gjithashtu më i lagësht se mesatarja në shumicën e pjesëve të Evropës, veçanërisht me stuhi për Evropën veriore dhe jugperëndimore, ndërsa Spanja, rajoni i Magrebit, pjesa jugore e Britanisë së Madhe, Irlanda, Ballkani lindor dhe pjesa më e madhe e Skandinavisë ishin më të thata se mesatarja. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat