I dehur dhe i shtrirë në tokë, videoja e deputetit bën xhiron e rrjetit

Bota

I dehur dhe i shtrirë në tokë, videoja e deputetit bën xhiron e rrjetit

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 08:39
Barnaby Joyce

Videoja në të cilën një deputetet i Australisë, Barnaby Joyce, shfaqet i shtrirë në gjendje të dehur dhe duke folur në mënyrë të pakuptimtë, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pamjet u regjistruan pak para mesnatës së të mërkurës së kaluar në një rrugë në zonën e Bandon.

Në pamje, politikani 56-vjeçar dëgjohet duke thënë fjalë të pista, ndërsa rezultoi se ai po fliste me gruan e tij.

Ndërkohë, pas ngjarjes, videos, Joyce pranoi se kishte konsumuar alkool.

Kam bërë një gabim të madh. Nuk kam asnjë justifikim. Por ka një shpjegim. Jam me mjekim dhe ka efekte anësore nëse pi alkool në të njëjtën kohë”, u përpoq të justifikohej deputeti.

Megjithatë, deputeti i Nationals refuzoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat