Lituania: Pas vdekjes së Navalny, sanksionet kundër Rusisë janë më e pakta që BE mund të bëjë

Bota

Lituania: Pas vdekjes së Navalny, sanksionet kundër Rusisë janë më e pakta që BE mund të bëjë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:54
Gabrielius Landsbergis

Lituania ka reaguar në lidhje me vdekjen e Navalny, duke thënë se sanksionet kundër Rusisë janë më e pakta që BE mund të bëjë, duke theksuar se opozitari rus meriton një varrim dinjitoz.

“Duhet të paktën të flasim për sanksione. Ne e kemi bërë në të kaluarën. Është një kujtesë e tmerrshme, por sa herë që një anëtar i opozitës është vrarë në Rusi, Europa ka miratuar paketa sanksionesh.

Tani kjo është më e pakta që mund të bëjmë. Atëherë duhet të kërkojmë marrjen e trupit dhe t’i garantojmë një varrim dinjitoz, siç e meritojnë familja e tij dhe njerëzit që besuan në të.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë.”

Kështu ka deklaruar  ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, pas mbërritjes së tij në Këshillin e Punëve të Jashtme në lidhje me vdekjen e kundërshtarit të Putin, Aleksej Navalny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat