Peshkaqeni gjigant tentoi të futet në kafazin e zhytësve në brigjet e Meksikës, e pëson me jetë – i ngec koka në shufrat e metalta

Bota

Peshkaqeni gjigant tentoi të futet në kafazin e zhytësve në brigjet e Meksikës, e pëson me jetë – i ngec koka në shufrat e metalta

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 17:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një peshkaqen gjigant i bardhë e pësoi me jetë kur tentoi të futet brenda kafazit të zhytësve në brigjet e  Meksikës.

Skena rrëqethëse është filmuar nga kamerat e zhytësve. Në video shihet peshkaqeni i madh i bardhë duke notuar drejt kafazit, ku i ngec koka mes shufrave të hekurit.

Sasi e madhe e gjakut shihet duke u derdhur në ujë derisa peshkaqeni tentonte të nxirrte kokën nga kafazi.

Megjithatë, disa sekonda më vonë, shihet peshkaqeni duke rënë në fund të oqeanit, pa bërë as edhe një lëvizje.

Skena e pazakontë e filmuar ka marrë brenda 24 orëve afro 14 milionë shikime në rrjetin social X. /

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat