Zelensky zbret në Arabi Saudite për vizitë

Bota

Zelensky zbret në Arabi Saudite për vizitë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:28
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Arabi Saudite.

Ai ka thënë se aty do të bëjë një vizitë si pjesë e dialogut të rregullt me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

“Tema e parë është formula e paqes. Vitin e kaluar në Jeddah, mbajtëm takimin efektiv të këshilltarëve për të diskutuar zbatimin e tij. Tani jemi pranë samitit të parë të paqes dhe mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite”, ka shkruar Zelensky.

“Tema e dytë është kthimi i robërve të luftës dhe të deportuarve. Lidershipi i Mbretërisë i ka kontribuuar tashmë lirimit të njerëzve tanë. Kam besim se ky takim do të prodhojë rezultate”.

Ndër temat tjera është edhe bashkëpunimi ekonomik Arabi Saudite – Ukrainë dhe rindërtimi i këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat