E reja vdes në aksidentin horror kur flokët i kapen në rrotën e automjetit të garimit amator

Bota

E reja vdes në aksidentin horror kur flokët i kapen në rrotën e automjetit të garimit amator

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur pasi flokët e saj u kapën në rrotën e mjetit të saj garues ‘go-kart’ në një aksident të tmerrshëm teksa festonte ditëlindjen e saj në Indonezi.

Arini Mohamed Adinan po bënte gara ‘karting’ në një kompleks në Indonezi kur u përplas me barrierat me shpejtësi, duke bërë të humbiste helmetën.

Turistja nga Singapori kishte mbetur e bllokuar në mjetin e saj pas përplasjes, prej kapjes së flokëve në rrotat e mjetit.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital por u shpall e vdekur pak pas mbërritjes.

Incidenti i rëndë ndodhi në Bengkong, ishujt Riau, të mërkurën më 21 shkurt, një ditë para ditëlindjes së saj të 33-të, teksa vajza kishte dalë për t’u zbavitur me miqtë e saj Karmeli, Zeth e Julie.

Mediat vendase thonin se Zeth kishte ndaluar mjetin e saj kur kishte parë përplasjen, por mjeti ishte i vështirë për të frenuar.

Ajo shtonte se shoqet ishin të vetmet në pistë në kohën e aksidentit, ndërsa zëdhënësi i policisë Zahwani Pandra Arsyad tha: “Dëshmitaret panë viktimën në mjetin numër 14 e cila u përplas pasi bëri dy xhiro në pistë. Mjeti i saj goditi barrierën me shpejtësi.

Viktima është varrosur tashmë në varrezën e xhamisë Pusara Aman në Singapor. Në funeral merrnin pjesë shumë miq të saj dhe familjarë.

Në dhjetor u regjistrua një aksidenti ngjashëm në pistën e ‘karting’ ku një 17-vjeçare shpëtoi pas disa operacioneve në kokë,  kur u përplas në Brasília, Brazil.

Megjithëse arriti të mbijetonte Heloisa Rocha kaloi dy muaj në spital, teksa dhe asaj i ishin bllokuar flokët në mjetin e garimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat