Charles Michel dënon sulmin në Odesa

Bota

Charles Michel dënon sulmin në Odesa

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:07
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian të mërkurën dënoi një sulm në qytetin port të Ukrainës të Odesës gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Sulmi është një tjetër shenjë e "taktikave frikacake të Rusisë" në luftën e saj kundër Ukrainës, shkroi Charles Michel në rrjetin social X.

"Kjo është e dënueshme” tha ai, duke përsëritur mbështetjen e plotë të bllokut për Ukrainën.

Më herët, një shpërthim u raportua në portin e Detit të Zi të Odesa-s, përpara një takimi të planifikuar midis Zelensky dhe Mitsotakis.

Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, pak më shumë se dy vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat