Indianët shkuan për turizëm në Moskë – Rusia i arreston dhe i dërgon në luftë në Ukrainë

Bota

Indianët shkuan për turizëm në Moskë – Rusia i arreston dhe i dërgon në luftë në Ukrainë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Shtatë qytetarë indianë deklaruan përmes një video-mesazhi se autoritetet ruse po i detyrojnë ata të luftojnë në Ukrainë.

Videoja është publikuar në platformën X nga gazetarja e NDTV të Indisë, Uma Sudhir.

Indianët pretendojnë se ata shkuan për turizëm në Rusi në fund të dhjetorit të vitit 2023 dhe se më pas një agjent udhëtimesh u ofroi atyre të vizitonin Bjellorusinë, për të cilën gjë ata ranë dakord.

“Nuk e dinim se kishim nevojë për vizë. Kur arritëm në Bjellorusi, agjenti na kërkoi para dhe më pas u zhduk”, thotë një nga shtetasit indianë, raporton ukrinform.

Me të arritur në Bjellorusi, shtetasit indianë u ndaluan nga policia. Më pas turistët iu dorëzuan autoriteteve ruse, të cilat i detyruan të nënshkruanin dokumentet në rusisht pa ofruar një përkthyes.

Pas kësaj, sipas portalit indian News 18, ata iu nënshtruan trajnimit ushtarak pesëmbëdhjetë ditë, dhe më pas u dërguan në front. Indianëve iu shpjegua se alternativa e shërbimit ushtarak mund të ishte një dënim me burg prej 10 vjetësh.

Sudhir, e cila postoi videomesazhin, vëren se bashkëqytetarët e saj “mund të dërgohen të marrin pjesë në konflikte në çdo kohë”.

Autoritetet indiane njoftuan në muajin shkurt se po përpiqeshin të riatdhesonin rreth 20 qytetarë indianë që kishin vizituar Rusinë dhe përfunduan në ushtrinë ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat