Me kallashnikovë në duar qëllojnë pa mëshirë mbi qytetarët/ ISIS publikon pamjet e masakrës në Moskë

Bota

Me kallashnikovë në duar qëllojnë pa mëshirë mbi qytetarët/ ISIS publikon pamjet e masakrës në Moskë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve pranë Moskës u publikua nga organizata e Shtetit Islamik (ISIS) përmes platformës Telegram.

Në pamje tregohen disa prej autorëve të cilët mbajnë kallashnikovë në duar brenda ndërtesës së qytetit Crocus në Krasnogorsk.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të së premtes në sallën e qytetit Crocus ishin arrestuar dhe tani janë në paraburgim të Komitetit Hetues të Rusisë.

Të dyshuarit u kapën në rajonin Bryansk dhe u transportuan në Moskë.

Të katër të dyshuarit rrezikojnë burgim të përjetshëm. Më herët, është raportuar se të paktën dy autorë të sulmit ishin vrarë në sallën Crocus City Hall.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat