Rebelët e Huthit pretendojnë se kanë sulmuar gjashtë anije

Bota

Rebelët e Huthit pretendojnë se kanë sulmuar gjashtë anije

Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Rebelët e Huthit pretendojnë se kanë sulmuar gjashtë anije

Lëvizja rebele jemenase Huthi tha më 26 mars se ka sulmuar gjashtë anije me dronë dhe raketa gjatë 72 orëve të fundit.

Sulmet, sipas Huthëve, u kryen në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë sulmuar anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady, që i identifikuan si anije amerikane apo britanike, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sarea.

Sarea shtoi se grupi po ashtu ka sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq dhe qytetin Eilat të Izraelit.

Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga këto caqe është sulmuar me dronë apo raketa.

Huthit kanë nisur sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq në nëntor në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste.

Sulmet e Huthëve, që mbështeten nga Irani, ka shkaktuar pengesa në tregtinë botërore, pasi nëpër Detin e Kuq kalon një rrugë e rëndësishme tregtare.

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar në shenjë hakmarrjeje sulmojnë caqet e Huthëve në Jemen dhe rebelët jemenas kanë thënë se edhe anijet amerikane dhe britanike janë caqe legjitime për ta./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat