Putini nënshkruan dekretin e rekrutimit që thërret 150 mijë burra për shërbim ushtarak

Bota

Putini nënshkruan dekretin e rekrutimit që thërret 150 mijë burra për shërbim ushtarak

Më: 31 mars 2024 Në ora: 10:08
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, që thërret 150 mijë burra për shërbim ligjor ushtarak.

Të gjithë burrave në Rusi u kërkohet të bëjnë një shërbim ushtarak njëvjeçar, ose trajnim ekuivalent gjatë arsimit të lartë, që nga mosha 18 vjeçare, shkruan Sky News.

Në korrik, u vota për të rritur moshën maksimale në të cilën burrat mund të rekrutohen në 30 nga 27. Legjislacioni i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Në shtator të vitit të kaluar, Putini nënshkroi një urdhër që thërriste 130 mijë njerëz për fushatën e vjeshtës dhe pranverën e kaluar Rusia planifikoi të rekrutonte 147 mijë burra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat