Shpërthimi i një pjese të gurthyesit në Mostar, shkakton rrëshqitjen e dheut – lëndohen dy persona dhe dëmtohen dy vetura

Bota

Shpërthimi i një pjese të gurthyesit në Mostar, shkakton rrëshqitjen e dheut – lëndohen dy persona dhe dëmtohen dy vetura

Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë kanë filluar hetimet për aksidentin e shkaktuar nga rrëshqitja e dheut gjatë shpërthimit të një pjese të gurthyesit në Bijella afër Mostarit, ku dy persona mbetën të lënduar dhe disa automjete të dëmtuara.

Qendra Operative për Mbrojtjen Civile njoftoi të dielën se hetimet kanë vazhduar dhe se policia po siguron vendin e aksidentit.

Më 6 prill, rreth orës 18:30, një sasi e madhe shkëmbi është shkëputur nga rrëshqitja e dheut si pasojë e shpërthimit të gurores.

Gjatë shpërthimit të një pjese të gurores është shkëputur edhe pjesa tjetër, e cila ka shkaktuar rënie të një sasie të madhe gurësh që kanë përfunduar në lumë.

Gjatë rënies një sasi e madhe guri ka groposur veturat që ndodheshin në rrugë, dy vetura kanë përfunduar në lumë, ndërsa një veturë po kërkohet, pasi nuk dihet nëse është nën dhe apo në ujë.

Fatmirësisht, veturat janë në pronësi të alpinistëve që nuk ndodheshin në to në momentin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat