Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon se kur vendi i tij mund të fillojë një kundërofensivë të re

Bota

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon se kur vendi i tij mund të fillojë një kundërofensivë të re

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:55
Kyrylo Budanov

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka njoftuar se Ukraina pret që Rusia të intensifikoj përpjekjet e saj në ofensivë gjatë pranverës apo edhe në fillim të verës, duke sulmuar fillimisht në afërsi të Donetskut.

Këto komente kryespiuni ukrainas i bëri gjatë intervistave dhënë për televizionet gjermane ARD dhe Deutsche Welle.

“Ata (Forcat e Armatosura të Rusisë) do të lëvizin tutje drejt Chasovyi Yar. Do të lëvizin drejt qytetit të Pokrovskut – pikë strategjike”, tha Budanov.

Në të njëjtën kohë, kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës bërë të ditur se nuk pret të ketë ndryshime të mëdha në vijën e frontit, para se të fillojë ofensiva ruse.

“Situata është e rëndë, por gjithçka e kemi nën kontroll”, shtoi ai.

Ndryshe nga shumica e ekspertëve ushtarakë që kanë këndvështrime të ndryshme, Budanov nuk e përjashton mundësinë e një kundërofensive të re të ukrainasve gjatë këtij viti.

Duke mos dashur të zbulojë detaje për këtë temë, ai tha se përgjegjësia për këtë bie mbi Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

E krejt për fund theksoi nevojën për furnizime shtesë me sisteme artilerike dhe municion të bollshëm për të ndalur sulmet ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat