Papa Françesku takon familjaret e disa pengjeve izraelite në Vatikan

Bota

Papa Françesku takon familjaret e disa pengjeve izraelite në Vatikan

Më: 8 prill 2024 Në ora: 12:58
Papa Françesku

Papa Françesku u takua sot në mëngjes me familjarët e pesë pengjeve izraelitë që po mbahen nga Hamasi.

Pas takimit me familjarët e pengjeve, Papa u takua më pas me 10 palestinezë, të afërmit e të cilëve janë vrarë ose janë prekur në forma të ndryshme nga lufta. Papa gjithashtu kërkoi që Zoti të ndihmojë popullin izraelit dhe palestinez, të zgjidhin problemet dhe të mos vrasin më.

Papa Françesku ka bërë vazhdimisht thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe është përpjekur të ruajë neutralitetin tipik diplomatik të Vatikanit në konflikte. Vatikani është veçanërisht i shqetësuar për gjendjen e vështirë të të krishterëve në Gaza.

Rreth 1200 izraelitë humbën jetën në sulmit e Hamasit, ndërsa mbi 33 mijë palestinezë kanë humbur jetën në sulmet hakmarrëse të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat