Blinken: Izraeli ende nuk ia ka thënë ShBA-së datën e operacionit në Rafah

Bota

Blinken: Izraeli ende nuk ia ka thënë ShBA-së datën e operacionit në Rafah

Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:52
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Izraeli ende nuk i ka thënë ShBA-së datën e operacionit që është shpallur se do të zhvillohet në Rafah.

Ai është shprehur se presidenti amerikan ka qenë shumë i qartë për shqetësimet në lidhje me civilët në Rafah, shkruan CNN.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet tona, shqetësime e thella në lidhje me aftësinë e Izraelit për t’i larguar civilët nga rreziku”, ka thënë Blinken.

Blinken tutje tha se SHBA-ja po bisedon me Izraelin për ndonjë alternative në lidhje me zgjidhjet e problemit në Rafah, e që sipas tij duhet bërë në atë mënyrë që nuk rrezikon të pafajshmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat