Sulmi në Sidnej: Foshnja 9 muajshe e therur po operohet

Bota

Sulmi në Sidnej: Foshnja 9 muajshe e therur po operohet

Më: 13 prill 2024 Në ora: 13:21
Sulmi në Sidnej

Në një sulm në një qendër tregtare australiane kanë mbetur të vdekur të gjashtë persona si dhe i dyshuari.

Siç raporton BBC, përcjell klankosova.tv, foshnja nëntë muajshe e cila mbeti e therur gjendet në operacion kirurgjikal.

Derisa, është konfirmuar se numri i të therurve me thikë është tetë.

“Janë tetë persona në spitale që po trajtohen për lëndime të ndryshme, duke përfshirë një foshnjë nëntë muajshe që aktualisht po trajtohet në kirurgji”, tha komisionerja e policisë së NSW, Karen Webb.

Ndryshe, menjëherë pas sulmit me thikë në Sidnej, kryeministri australian, Anthony Albanese, mbajti një konferencë për shtyp.

“Skena ishte dhunë tronditëse, por heroizmi erdhi nga policët dhe civilët”, tha Albanese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat