“Të gjithë ngrimë në vend, ishte e tmerrshme kur pamë…”, dëshmitë nga masakra në Australi me 5 të vdekur

Bota

“Të gjithë ngrimë në vend, ishte e tmerrshme kur pamë…”, dëshmitë nga masakra në Australi me 5 të vdekur

Më: 13 prill 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Pesë persona, kanë humbur jetën nga një sulm me thikë në një qendër tregtare të Sidneit, që ka shokuar mbarë Australinë.

Një police iu vu pas autorit, dhe hapi zjarr duke e vrarë në vend, teksa shumë njerëz ende të shokuar, nuk po kuptonin çfarë kishte ndodhur.

“Isha duke blerë në një dyqan kur dëgjova zhurma. U ktheva dhe pashë sesi një grua dhe fëmija i saj po sulmoheshin.  Ishte e tmerrshme, të gjithë ngrinë në vend, nuk dinin çfarë të bënin”, u shpreh një 33 vjeçar i cituar nga BBC. Të plagosurit janë disa, mes tyre dhe një i mitur. Nëna e lënduar arriti të shkëputej e të hynte në një dyqan të qendrës tregtare, stafi i të cilit reagoi me shpejtësi e mbylli dyert, duke e bllokuar agresorin jashtë. “Disa prej klientëve të dyqanit po përdornin rroba në përpjekje për t`i ndaluar asaj hemoragjinë”, rrëfeu një dëshmitar në vendngjarje.

Fëmija i saj kishte marrë vetëm një plagë të vogël, por nëna dukej shumë keq. Kishte shumë gjak kudo, ajo ishte përfshirë nga paniku. Shpresoj që të shpëtojë”, shtoi i njëjti person. Mediat vendase shkruajnë se ambulancat në zonë iu përgjigjën “raporteve se një mashkull ishte duke vrapuar me thikë në dorë”.

Kryeministri Australian Anthony Albanese u shpreh se “mendimet dhe zemrat e të gjithave tani janë me të lënduarit dhe familjarët e viktimave”, dhe falënderoi ata që u përgjigjën të parët. Policia i bëri thirrje njerëzve të shmangnin shmangin zonën dhe evakuoi me qindra vetë nga qendra tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat