Borrell: Goditja e Iranit ndaj Izraelit përbën një përshkallëzim të paprecedentë

Bota

Borrell: Goditja e Iranit ndaj Izraelit përbën një përshkallëzim të paprecedentë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 07:23
Josep Borrell

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit si një “përshkallëzim të paprecedentë”.

“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit”, shkroi ai në platformën X.

“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale”, shtoi ai.

Borrell dhe BE-ja dënuan gjithashtu sulmin e Izraelit më 1 prill në konsullatën iraniane në Damask, Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat