Kërkuan ndihmë me anë të gjetheve të palmës – shpëtohen tre burra në një ishull të Paqësorit

Bota

Kërkuan ndihmë me anë të gjetheve të palmës – shpëtohen tre burra në një ishull të Paqësorit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 08:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndonjëherë gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni “NDIHMË”.

Kjo është ajo që bën së fundmi tre burra të bllokuar në një ishull të shkretë të Paqësorit, duke thirrur për ndihmë me anë të një mesazhi të shkruar me gjethet e palmave.

Treshja, të gjithë marinarë rreth të 40-tave, mbetën të bllokuar në ishull pasi motori i anijes së tyre pësoi dëmtime, shkruan yahoonews.

Ata u raportuan të zhdukur nga një grua që i tha Rojës Bregdetare të SHBA-së se tre xhaxhallarët e saj nuk u kthyen kurrë nga ishulli Pikelot Atoll i Paqësorit.

“Marinarët shkruan NDIHMË në plazh duke përdorur gjethe palme, faktor ky vendimtar në zbulimin e tyre”, tha koordinatorja e misionit të kërkim-shpëtimit, Chelsea Garcia.

Garcia raportoi se shkrimi i treshes u zbulua nga një aeroplan i marinës amerikane.

“Ky akt i zgjuar ishte thelbësor në drejtimin e përpjekjeve të shpëtimit dhe na dërgoi drejtpërdrejt në vendndodhjen e tyre”, tha koordinatorja.

Bëhet e ditur se ekuipazhi i aeroplanit fillimisht u hodhi disa paketa për mbijetesë dhe një radio, të cilën marinarët e përdorën për të treguar se ishin në gjendje të mirë shëndetësore, kishin ujë dhe ushqim dhe se anija e tyre nuk punonte më.

Më pas, tre burrat dhe pajisjet e tyre u shpëtuan nga një anije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat