​Instituti Amerikan: Rusia po përgatitet për një ofenzivë të re në Ukrainë

Bota

​Instituti Amerikan: Rusia po përgatitet për një ofenzivë të re në Ukrainë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 18:46
​Instituti Amerikan

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës ka paralajmëruar nisjen e një ofensive të re nga Rusia ndaj qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.

Në raportin e institutit të luftës theksohet se ofensiva ndaj Kharkiv do të mund të shmangej “nëse SHBA-ja do të niste sa më shpejt furnizimin me armatim”.

Në një reagim në rrjetin X, instituti tha se Moska do të kryej një operacion ushtarak me avionë për të shkatërruar qytetin, duke detyruar ukrainasit të largohen.

“Zyrtarët ukrainas kanë diskutuar më parë mundësinë që forcat ruse mund të nisin një operacion tokësor kundër qytetit Kharkiv këtë verë dhe Instituti vazhdon të vlerësojë se rusëve u mungojnë forcat e nevojshme për të kapur qytetin Kharkiv, për sa kohë që forcat ukrainase furnizohen në mënyrë adekuate, nëse SHBA-ja rifillon ndihmën ushtarake së shpejti”, thuhet në raport.

Instituti ka theksuar se Ukraina duhet sa më parë t’i merr ndihmat ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amefikës (SHBA) në mënyrë që përballja me ofensivën ruse “të jetë sa më e suksesshme”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat