Rusia akuzon SHBA-në se po e keqtrajojnë këtë shtetase të tyre

Bota

Rusia akuzon SHBA-në se po e keqtrajojnë këtë shtetase të tyre

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 07:27
Maria Zakharova

Moska ka akuzuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara se po keqtrajtojnë një grua ruse, e cila është e burgosur, nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj e paregjistruar në SHBA në emër të Kremlinit. Rusia u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të intervenojnë në këtë rast.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se Maria Butina po mbahet në qeli të ftohtë dhe është e vetme, përderisa zyrtarët amerikanë vazhdimit e pengojnë atë, në mënyrë që ajo të mos mund të flejë.

Ajo shtoi – ndonëse nuk ofroi dëshmi konkrete – se Butina nuk po ushqehet rregullisht. Zyrtarët nga ambasada ruse në Uashington e ka vizituar Butinën në burg më 26 korrik.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar lidhur me këto deklarata të Zakharovës.

Butina, 29-vjeçe, është akuzuar se ka tentuar që të depërtojë nëpër grupe politike, me qëllim që të shtyjë përpara interesat e Rusisë, teksa ka raportuar në Moskë për të gjitha informacionet që ka arritur të sigurojë. Ajo ka shkelur ligjet amerikane, pasi nuk ishte e regjistruar si agjente e huaj.

Ajo po mbahet në paraburgim në Uashington. Butina është deklaruar e pafajshme për akuzat e ngritura ndaj saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat