Neville: Ky futbollist shqiptar ishte fajtor për eliminimin e Zvicrës

Botërori 2018

Neville: Ky futbollist shqiptar ishte fajtor për eliminimin e Zvicrës

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 07:18
Pamje nga ndeshja e djeshme

Phill Neville ka fajësuar Granit Xhakën për humbjen e Zvicrës nga Suedia me rezultat 1:0 në Kampionatin botëror.

Në paraqitjen e tij në BBC pas ndeshjes, selektori i Kombëtares së femrave të Anglisë tha: “Xhaka ishte i turpshëm”.

“Goli i Suedisë. Ai u rrëzua direkt në tokë, i lejoi Forsbergut ta kalojë shumë lehtë në disa raste në pjesën e dytë”, shtoi ai.

“Ai i kushtoi ekipit të tij me gol sepse Forsberg hyri brenda dhe ai thjeshtë i lejoi që të shkojë mbi të. Nuk bëri asgjë. Ai është mesfushor qendror, është i rremë”, theksoi Neville.

“Ai ka menduar pas ndeshjes se kishte një ndeshje të mirë, e kam pasuar topin disa herë tek bashkëlojtarët e mi në krah. Por, unë mendoj se jemi duke e parë njësoj çdo javë edhe në Arsenal”, vazhdoi Neville me kritika ndaj Xhakës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat