Do të mbahet ‘Kupa e Ferizajt’ në çiklizëm - Bota Sot
Do të mbahet ‘Kupa e Ferizajt’ në çiklizëm

Çiklizëm

Do të mbahet ‘Kupa e Ferizajt’ në çiklizëm

Nga: K. G. Më: 17 korrik 2020 Në ora: 18:26
Avni Nuha

Në fundjavë (të dielën) do të mbahet gara ‘Kupa e Ferizajt’ në çiklizëm. 

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë garë. 

“Pasnesër do të mbahet ‘Kupa e Ferizajt’, shtegu është i gjatë 70 kilometra.

Do të marrin pjesë të gjitha klubet që janë të regjistruar në Federatë, si dhe të gjithë ata që e kanë pasion çiklizmin vetëm e vetëm të masivizohet çiklizmi në Kosovë. E falënderojmë policinë e Kosovës gjithashtu Ministrin e infrastrukturës si dhe Ushtrinë e Kosovës që do e mbështet me autoambulancë këtë aktivitet”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat