Aksident i rëndë në Itali, 4 shqiptarë mbeten të plagosur

Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, 4 shqiptarë mbeten të plagosur

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, e shtunë në rrugën që lidh Martano me Otranton, në Itali.

Dy makina përfunduan jashtë rruge, duke u përplasur me një mur, ku për pasojë pesë persona mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë një manovër e gabuar.

Brenda njërës makinë ndodheshin katër shqiptarë, pak më shumë se 20 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një grua italiane nga Martano.

Si pasojë e plagëve të marra, katër shqiptarët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja italiane me dëmtime më të lehta.

Aktualisht të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat