Arrestohet shqiptari në Itali me 155 kg drogë

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Itali me 155 kg drogë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Është arrestuar në Kozenca të Italisë, 32 vjeçari shqiptar me inicialet G.M të cilit agjentët e policisë i kanë sekuestruar në kamionin e tij 155 kilogramë marijuanë.

Droga u zbulua në dyshemenë e dyfishtë të kamionit, e paketuar në 15 pako. Droga e llojit marijuanë është vlerësuar 1 milion euro. 

32 vjeçari i cili aktualisht ndodhet në burg, rrezikon të dënohet nga gjashtë deri në 20 vjet  si dhe me një gjobë deri në 260 mijë euro, me akuzën e prodhimit, trafikimit dhe mbajtjes të paligjshme të substancave narkotike. 

Përvec drogës agjentët e policisë kanë sekuestruar 500 euro si dhe tre telefona celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat