Skandal në Itali/ Dy familje shqiptare sherr me thika e shishe të thyera, 4 të plagosur - Bota Sot
Skandal në Itali/ Dy familje shqiptare sherr me thika e shishe të thyera, 4 të plagosur

Diaspora

Skandal në Itali/ Dy familje shqiptare sherr me thika e shishe të thyera, 4 të plagosur

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Dy familje shqiptare që jetonin në Castelcovati, në provincën e Brescia-s janë bërë protagonistë të mediave lokale në vendin fqinj. Kjo për shkak të një konflikti mes tyre i cili shkaktoi 4 të plagosur.

Banesat e tyre kanë qenë afër njëra-tjetrës, ndërkohë që karabinierët janë duke hetuar shkakun e konfliktit i cili solli më pas dhunën shkruan BresciaToday.

Në fillim pati ofendime dhe të bërtitura, e më pas nga shqiptarët janë përdorur thikat dhe shishet e thyera. Në total, numri i personave që u përfshinë në sherr ishte 6, ndërsa 4 prej tyre u dërguan në spital pasi kishin nevojë për ndihmën mjekësore.

Policia ende nuk e ka zbardhur këtë ngjarje, por po heton që të gjejë përgjegjësit e dhunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...