Shqiptarë dhe austriakë festojnë në Weiz-Austri

Diaspora

Shqiptarë dhe austriakë festojnë në Weiz-Austri

Nga: Vehbi Haliti Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 06:06
Fetsa në Austri

Diaspora shqiptare në Austri edhe sivjet me aktivitete të ndryshme kulturo- sportive, po feston këtë përvjetor të rëndësishum.Kësaj radhe do të prezentojmë një qytet rrezë alpeve austriake, 30 km larg Graz-it  me një komunitet tejet të organizuar shqiptar, përmes shoqatës ,,Arbëria” Në një sallë në qendër të qytetit të mbushur me plotë bashkëatdhetar dhe mysafir austriakë edhe nga rrethet e afërme, ishin mbledhur me familje, të rinjë dhe të reja të disponuar dhe me veshje festive.

Programi u hapë me me një fjalim të shkurtër nga kryetari i kësaj shoqate Bajram Halimi duke vazhduar me mjeshtren e  vargjeve, shkrimtaren Kimete Tërnava  nga ky qytet, duke  interpretuar disa vargje nga libri i saj ,,Kalëruese e dhembjeve jam” dhe disa shkrimtarëve tjerë.Më tutje programi vazhdoi me paraqitjen e nxënësve të shkollës shqipe në këtë qytet dhe rreth,nën përkujdesjen e z.Mark Demaj  mësues, me një program të pasur kulturo-artistik.Të pranishum ishin edhe shumë përfaqësues nga  shoqatat tjera nga kjo  republikë, si dhe kryetari i këshillit koordinues të shoqatave shqiptare të kësaj republike z.Fatmir Osmani.

Ajo që ra në sy shte prania e një numëri  vendasësh -austriakë duke filluar që nga kryetari kësaj komune, Erwin Eggenreich me një numër bashkëpuntorësh, e deri te qytetarët e thjeshtë duke nderuar këtë manifestim por edhe shtetin e Kosovës.

Pas urimeve që bënë, organizatori ishte kujdesur që në shenjë falenderimi për ndihmën që i bëjnë komunitetit tone, të ju dhuroj nga një mirënjohje të cilat i pranuan me knaqësi, madje edhe me krenari, sepse të rralla janë këto mirënjohje nga komunitetet tjera.Për muzikë ishte kujdesur organizatori duke sjellë nga Sllovenia, këngëtarin e mirënjohur z.Beqir Telaku i cili me një interpretim të shkëlqyer këndoi këngë nga të gjitha trevat shqiptare.

Duhet të cekum se organizime të tilla u mbajtën në shumë qytete të Austrisë duke vazhduar një traditë të mirë edhe për gjeneratat e reja të cilat tani përbëjnë shumicën në këto organizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat