Shoqata e mësuesëve shqiptarë në Austri denjësisht festoi ditën e pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Shoqata e mësuesëve shqiptarë në Austri denjësisht festoi ditën e pavarësisë së Kosovës

Nga: Ismet Sinani, mësues Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:16
Shoqata e Mësuesëve Shqipterë „Naim Frashëri“ në Austri

Shoqata e Mësuesëve Shqipterë „Naim Frashëri“ në Austri në bashkorganizim me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, më 24.02.2019, për nder të 17 Shkurtit- Ditës së Pavartesisë së Kosofës, në Radsdt(Salzburg), organizoi një festë solemne me poezi, këngë, monolog, pjesë teatrale e valle burimore shqipe. 


Nga mysafirët zyrtarë ishte përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Wien, konsulli , z.Isa Kosumi. 
Në Radstadf, në qytezën e vogël turistike, e njohur kryesisht për sporte te bardha, sot ishte kthyer e tera në festë, ku sikur asnjëherë më parë, recitohej, këndohej e vallëzohej vetëm në gjuhën shqipe.

Në këtë qytezë të vogël, me një numër të konsideruar me familje shqiptare, jorastesisht e organizuar nga Shoqata e Mesuesëve Shqiptarë në Austri,(për ndërgjegjësimin dhe vetdijësimin e prindërve shqiptarë të atij lokaliteti për t‘i dërguar fëmijtë në numër sa më të madh të fëmijëve në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe), nxënës, mësues, shoqata shqiptare e bashkatdhetarë, ishin nisur dhe drejtuar nga i tërë shtetii i Austrisë, për të festuar 11. vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një ambient madhështor, në sallën e bukur të qytezëz, që tani ishte shndërruar e tëra me pamje solemne, e përgatitur nga mësuesja nikoqire, z.Qefsere Bislimi dhe stafi mësuesëve, me flamuj e plakata, ishte mbushur përplot me nxënës, mësues, prindër e bashkatdhetarë. Si zakonisht, programi festiv, renditja, sistenimi ishte i planifikuar dhe i përgatitur mirë nga mësuesit. 
Detyra për ta moderuar këtë program festiv iu besua mësuesit me përvojë, z.Osman Ademi. Fillimisht, tubimin e përshëndeti konsulli i Republikës së Kosovës, z.Isa Kosumi Ai i falenderoi të gjithë akterët e përfshirë qe kanë në organizmin e këtij të rëndësishëm kushtuar 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kosova, vazhdoi diskutimin, ka arritur të çlirohet në saje të luftës së drejtë të UÇK , Amerikës dhe të aleatëve tjerë nga Bashkimi Evropian.

Kosova tani eshtë e lirë dhe do të vazhdojë sigurt rrugëtimin e saj ashtu sikur vepron çdo shtet tjetër.
Pas këtij doli kryetarja SHMSH në Austri z.Miradije Berisha. Ajo i përshëndeti të pranishmit, ku në mes tjerash, foli për rëndësinë e shkollës shqipe dhe apeloj te prindërit shqiptarë të qytezëz dhe rrethinës së tij që të mos hezitojnë dhe t‘i dërgojnë fëmijtë e tyre në shkollën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Të mos harrojmë, potencoi ajo, se fëmijtë tanë janë ardhmëria dhe pjesa më e ndritur e kombit tonë.
Dhe në fund tubimin e pershëndeti nikoqirja e këtij organizimi mësuesja, Qefsere Bislimi dhe njëkohësisht i falenderoi të gjithë bashkëatdhetarët, e në veçanti nënat që e ndihmuan dhe e përkrahën në organizimin e kësaj feste me ushqime nga kuzhina jonë tradicionale shqiptare.


Të gjitha pikat e programit ishin të bukura dhe shumë interesante të cilat vazhdimisht gjatê gjithë kohës zgjuan kurreshtjen dhe u brohoritën sistematikisht nga të pranishmit. U recituan shumë poezi(15), u kënduan shumë këgë(7),dy pjesë teatrale, një monolog dhe poashtu shumë valle popullore(9). Nxënësit u takonin përafërsisht të gjitha moshave dhe shihej qartë entuziazmi dhe përkushtimi i tyre i madh që të japin më të mirën të mundshme nga ana e tyre. Ata treguan aftësi dhe talente në shumë fusha, që fitohej përshtypja se me pak punë ata mund të arrisin majat e artit teatral dhe muzikor. Fal përkushtimit dhe dashurisë që festa të dukej sa më dinjitoze, festa zgjati përafërsisht katër orë. 


Nga gjithë ajo që u pa dhe u tregua vërehej se Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë ka dëshmuar në vepër se, përveç punës që e bëjnë në përditëshmëri në zhvillimln normal të mësimit plotësues në gjuhën shqipe,kjo ka qenë mjaft e angazhuar në planifikimin dhe në realizimin e shume projekteve që në një mënyrë a tjeter e kultivojnë dhe e forcojnë ideologjinė në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kulturor e kombëtar. SHMSH falenderon dhe u është mirënjohëse individëve që me gadishmerinë dhe vetmohimin e tyre kontribuan në mbarëvajten e këtij manifestim:

Dr.Idriz Smajli - në inqizimin e programit festiv me kamerë 


BSc.Besian Sinani dhe mësuesin Ibrahim Hasanaj për punët teknike dhe ndihmën 
që dhanë në mbarevajtjen e këtij programi 


Mësuesen nikoqire dhe prindërit(nënat) që ndihmuan në përgatijen e ushqimeve 
tradicionale nga kuzhina shqiptare 


Moderatorin e këti eventi festiv, mësuesin me përvojë, z,Osman Ademi dhe në 
veçanti 


Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës që në fakt ishte edhe 
sponzoruesi kryesor këtij eventi. 


Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat