Mesazhet e shqiptarëve që jetojnë larg por zemrën e sytë i kanë në atdhe

Diaspora

Mesazhet e shqiptarëve që jetojnë larg por zemrën e sytë i kanë në atdhe

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:27
Rakip Xhaka, Granit Xhaka

Në një mbrëmje gala, në ditën e dytë të Samitit II të Diasporës janë dorëzuar trofetë “Shqiponja e Artë e Diasporës” si dhe titulli “Ambasadori i Kombit”.

Ne po ju përcjellim mesazhin e atyre shqiptarëve që jetojnë larg por me mendje e me zemër janë në atdheun e tyre.

U vleresuan me titullin "Ambasadorë të Kombit"

Brikena Muharremi, përfaqësuese e shoqatës së avokatëve shqiptaro-britanikë në Londër: Shpresoj që kjo do të jetë një pasqyrë e qëllimeve që ka shteti shqiptar në fushën e Drejtësisë.Pasi vetëm përmes një shteti që ka një ligj të fortë dhe respektohet sundimi i ligjit mund të përparojë. Uroj që kjo punë të vazhdojë.

Avni Dervishi: Çdo njëri nga ne mund të bëjë ndryshime pozitive nëse do bashkohemi do bëhemi të pathyeshëm.

Mark Gjonaj: Secili prej nesh është ambasador i kombit tonë. Dhe kombi jonë ka vetëm një flamur një shqiponjë

"Shpinjonja e artë"

Rakip Xhaka, baba i dy vëllezërve futbollistë :Ju faleminderit për përkrahjen që na jepni. Do punoj dhe në të ardhmen siç kam punuar për Shqipërinë

Elvin Guri: "Kemi shumë vepra për të bërë për këtë vend dhe këtë popull"

Ekrem Bardha, biznesmen i njohur në SHBA: Ishte diaspora që mundi që sot të kemi shtetin e Kosovës të pavarur. Një mesazh u jap të gjithëve. Shoh një farë urretje duke nisur nga parlamenti. Kjo përfaqësohet me një urrejtje. Largohuni nga urretja se po të urreni njëri tjetrin keni urryer veten tuaj.

Felicita Jakoel: Ky çmim nuk është vetëm për pua por i takon të gjithë komunitetit shqiptaro hebre.  Ne shqiptaro hebrenjt jemi për të treguar dhe për të mos harruar atë që ka ndodhur në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore.

Leonora Zefi, themeluese e presidente e shoqatës kulturore "Teuta" në Trentina: Unë meritoj vetëm një pjesë të vogël të shqiponjës, se krahët janë ato gra që punojnë me mua. Koka janë ato gra që më japin forcën për ti udhëhequr e prezantuar.

Matteo Mandala: Arbëreshët kanë përmbledhur moton e identitetit të tyre në tre fjalë. Gjaku im i shprishur. E ka shpikur një intelektual arbëresh kur priti poetin Jeronim Derada. Që nga ai moment ne jemi të njohur si ata që ruajmë gjakun e shprishur por kurrësesi nuk do të jetë i prishur"

Kopi Kuçyku: Për gurë kam studiuar por gurë nuk jam.  Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e kudondodhur.

Pëllumb Kulla: Kam kënaqësinë të tregoj aty ku jam por dhe unë nuk jam larguar asnjëherë nga këtej

Gjergj Themeli: Kauza është e madhe, të mos harrojmë vendin e origjinës dhe të punojmë pa u kursyer për Shqipërinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat