Pse e anulova pjesëmarrjen në Samitin e -II-të për diasporën, i mbajtur në Tiranë

Diaspora

Pse e anulova pjesëmarrjen në Samitin e -II-të për diasporën, i mbajtur në Tiranë

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 2 mars 2019 Në ora: 19:52
Samiti i Diasporës

Sepse; ky samit sipas marrëveshjes së para dy viteve mes dy qeverive tona, radhën e kishte të mbahej në Prishtinë e jo në Tiranë. Pse, dhe kush e shkeli këtë marrëveshje mbetët të kuptohet ditët në vijim..?!

Sepse, samiti u caktua të mbahet në kohën e tensionimeve të ashpra politike në Tiranë midis pozitës dhe opozitës, dmth. në rrethana të rrezikshme për sigurinë fizike të pjesëmarrësve si dhe në një atmosferë plotë tensione politike, që ky takim nuk mund të prodhonte efekte pozitive për interesat e diasporës shqiptare në planin e forcimit të raporteve të saj me dy shtetet tona amë..!?

Sepse; organizimi i këtij samiti ishte një farsë për përfitime politike nga ana e qeverisë së Edi Ramës, e që në këto rrethana nuk mund të ishte kurrsesi një takim serioz në funksion të përmirësimit dhe forcimit të marrëdhënieve më diasporën tonë veç e veç dhe në përgjithësi, kur kihet parasysh neglizhenca dhe injorimi që i është bërë asaj në 20 vitet e fundit nga ana e dy qeverive respektive në Tiranë dhe Prishtinë. Ftesat ishin selektive dhe prezentimi i disa pjesëmarrësve nga mërgata ishte individual, ngase nuk përfaqësonin asnjë shoqatë, i cili ishte ftuar thjeshtë për interesa të Edi Ramës dhe fare jo për kauzën e mërgatës..!?

Image

Sepse; ky samit dhe organizatorët e tij nuk kanë ofruar kurrfarë dokumenti bazë për diskutim të gjerë paraprakisht, si një përpjekje për nxjerrjen e Programit unik të veprimit të diasporës shqiptare nga të dy anët e kufirit, me të cilin akt do i viheshin themelet bashkimit të saj nën një kulm të përbashkët, si parapërgatitje dhe hap konkret drejt bashkimit tonë kombëtar në një shtet unik dhe të pandashëm..!?

Sepse; derisa takimet e tilla me njerëz të ftuar nga diaspora me ftesa “speciale” e që në esencë bartin ngjyra të njëanshme politike dhe partiake, ato asnjëherë nuk do të sjellin rezultate pozitive për të mirën e dyja palëve, shtet-amë-diasporë dhe anasjelltas. Prandaj, sorollatjet në sallat e kongreseve dhe ato të festivaleve panagjerike të Tiranës të  qindra mërgimtarëve tanë sa për të bërë llafe dhe pi kafe, për foto-selfije, kokteje kikirikësh dhe raki skrapari, çdo gjë mund të jenë, por jo  edhe Samit i mirëfilltë kushtuar diasporës shqiptare. Më shumë kishte të pranishëm në këtë samit njerëz nga Kosova dhe Shqipëria, se sa nga vetë diaspora. Pra, se kur do ta kthejmë diasporën në atdhe përmes projekteve konkrete në ekonomi, kulturë, shkencë dhe sport, etj., kjo aspiratë akoma mbetët vetëm një fontanë dëshirash...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat