Misioni Diplomatik Amerikan për paqen i jep kardinalit shqiptar titullin “Honoris Causa”

Diaspora

Misioni Diplomatik Amerikan për paqen i jep kardinalit shqiptar titullin “Honoris Causa”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:44
Misioni Diplomatik Amerikan për paqen i jep kardinalit shqiptar titullin “Honoris Causa”

Honoris Causa është titulli më i ri i nderit nga Misioni Diplomatik Amerikan për paqen që i jepet kardinalit Shqiptar, Dom Ernest Simoni Troshani.

Mirënjohës ndaj nderimit të shtuar për të, kardinali thotë se në të tilla raste 18 vitet e burgimit komunist shkojnë në harresë.

Troshani: Nuk kujtojnë vuajtjet. Vuajtjet janë një shprehje e dashnisë për të madhin zot edhe për me ndihmue të tjerët edhe gjithmon thotë shkrimi i shenjtë qoft bekue ai njeri që shpreson n'zot.

Që prej 19 nëntorit 2016 Dom Ernest Simoni Troshanit i është dashur që të shkëputet nga Shqipëria e të zhvendoset në Firence.

Edhe pse larg atdheut, ai nuk  ka harruar asnjëherë çështjet kombëtare, si ajo e Kosovës, për të cilën ka shkëmbyer një bisedë me Papa Franceskun.

Troshani: Senjt At Papa më priti me një buzëqeshje të amël. I padenjë në emnin tem e prek ket popull bënte çdo mundësi për me e dhënë të drejtën për kët popull. 

Gazetarja: Kishte një dritë jeshile për Kosovën?

Troshani: Shpresoj që po.

Por, një mesazh të qartë e ka edhe për politikën shqiptare.

Troshani: Drejtësia të mbretërojë ndër të gjitha. Atëherë natyrisht paqja vjen menjëherë. Është paqe e shpirtit, paqe e ekonomisë, është paqe e gëzimit. Për mbi të gjitha është paqe, dashni dhe drejtësi do të bëjë që ky popull të eci i lumtur përpara.”

Dom Ernest Troshani është 91 vjeç, 18 prej të cilave i ka vuajtur në burgjet komuniste. I arrestuar natën e Krishtlindjeve të 1963, ai ishte simbol i vuajtjes e persekutimit. 

Për gjithë vuajtjet e dëshmuara, Papa Francesku e vlerësoi me titullin Kardinal Nderi. Që prej viteve 90, ai ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat