Kokainë nga Holanda në Brescia, grupi komandohej nga shqiptarët - Bota Sot
Kokainë nga Holanda në Brescia, grupi komandohej nga shqiptarët

Diaspora

Kokainë nga Holanda në Brescia, grupi komandohej nga shqiptarët

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:28
Kokainë

Policia italiane ka mundur të godasë një grup që merrej me trafikun e lëndës narkotike të llojit kokainë nga Holanda në Brescia. Në total, autoritetet italiane thonë se në pranga kanë rënë 39 persona, ku 27 prej tyre janë në burg. 19 prej të arrestuarve, policia thotë se janë shtetas shqiptarë, të cilët bënin edhe komandimin e grupit që kishte katër vjet që qarkullonte në tregun italian.

Ky grup ishte më i madhi në vend, përsa i përket katër viteve të fundit. Ky është cilësuar si grupi i dytë më i madhe që bënte trafikun e kokainës në Brescia të Italisë, pas organizatës së Ndragheta-s. Kjo është ajo që del nga operacioni i kryer mbrëmjen e së hënës më 11 mars, nga policia e Brescias, e koordinuar nga Antimafia, ndërsa u arrestuan 39 persona për trafikimin e lëndëve narkotike midis Holandës dhe Italisë.

Sipas hetimeve, është klani shqiptar që menaxhonte trafikun e kokainës në zonën e Brescias, citon media lokale “QuiBrescia.it”. Hetimet flasin për 8 persona që përfunduan në arrest shtëpiak, 27 persona në burg dhe 4 me detyrim paraqitje në policinë gjyqësore. Në çdo rast, shumica e tyre jetojnë në provincën e Bresicas dhe janë zbuluar pas hetimeve katër vjeçare se si funksiononin dy grupe. Midis tyre ishte themeluesi i njërës nga organizatat, ata që transportuan kokainë nga Holanda dhe ata që dhanë mbështetje logjistike duke fshehur dozat e kokainës në një garazh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...