Zbulohet skema. 500 kriminelë shqiptar morën nënshtetësi në Angli

Diaspora

Zbulohet skema. 500 kriminelë shqiptar morën nënshtetësi në Angli

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:41
Ilustrim

Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar grupe kriminele shqiptare që të pajisen me 500 pasaporta britanike.

Arrestimi i saj është bërë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në kuadër të një operacioni që synonte identifikimin e një rrjeti kriminal që lehtësonte dhënien e shtetësisë dhe pasaportave britanike, si dhe pastrimin e parave për kriminelët.

Teksa emri i 37-vjeçares shqiptare nuk bëhet i ditur, mësohet se ajo jeton në Ilford.

Policia britanike beson se ky rrjet i ka ofruar shërbime kriminelëve, përfshirë trafikantëve të njerëzve dhe drogës, apo edhe rrëmbyesve.

Gruaja, e cila dyshohet se kishte ngritur një biznes me identitet fals dhe ka ndihmuar në pajisjen me pasaporta në qindra raste u arrestua nën akuzën e mashtrimit.

Agjencia Kombëtare e Krimit nën me dije se ajo është e lënë lirë, teksa hetimet po vijojnë.

“Ne besojmë se ky rrjet i ka ofruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të lëvizur nën radarin e zbatimit të ligjit”, u shpreh Andrea Wilson, kreu rajonal i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat