Policia bastis vendin ku punonin shqiptarët, arreston 17 persona

Diaspora

Policia bastis vendin ku punonin shqiptarët, arreston 17 persona

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:16
Personat janë arrestuar për shkak të hyrjes ilegalisht dhe tejkalimit të afateve të qëndrimit.

Rreth 17 persona u arrestuan nga policia Britanike e emigracionit në një vend ndërtimi në Sussex në Britaninë e Madhe. Ndërmjet të arrestuarve 10 ishin shqiptarë dhe 7 ishin indianë.

Personat janë arrestuar për shkak të hyrjes ilegalisht dhe tejkalimit të afateve të qëndrimit.

Në Britanin e Madhe ilegalisht kishin hyrë 9 shtetas shqiptarë dhe 2 indianë, ndërkohë 1 prej shqiptarëve dhe 2 indianë kishin tejkaluar lejen e qendrimit.

Shtetasit punonin në sheshin e ndërtimit si punonjës në të zezë.

Shqiptarët e arrestuat i përkisnin moshës nga 18 deri në 31, ndërkohë që indianët ishin të moshës nga 28 deri në 63.

Policia Britanike e Emigracionit bëri bastisjen e zonës pas informacioneve nga ora 10 e mëngjesit të ditës së djeshme. Të gjithë shtetasit janë aktualisht në paraburgim të emigracionit në pritje të largimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë përsa i përket vendit të punës në Brighton Road, ka qenë një pishinë, “Aquarena” e cila  po konvertohet në më shumë se 140 apartamente luksoze, me një fuqi punëtore të madhe aktualisht në vend. Policia Sussex ka konfirmuar se efektivët që morën pjesë në bastisje ishin efektivë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat