Shpërbëhet grupi i trafikut të drogës, në pranga 3 shqiptarë

Diaspora

Shpërbëhet grupi i trafikut të drogës, në pranga 3 shqiptarë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:13
Itali

Pas një hetimi të nisur në vitin 2016, Policia italiane ka arritur të shpërbëjë sot një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepronte në qytetin e Citadella-s. Nga operacioni që solli arrestimin e 5 personave, mes të cilëve tre ishin shtetas shqiptarë, ndërsa dy të tjerët i përkisnin kombësisë italianë, u sekuestrua edhe një sasi e madhe droge prej një kilogram marihuanë dhe 225 gram kokainë.

Shqiptarët e vënë në pranga janë: Artur Hysa, 40 vjeç, Mirjan Ndrepepaj, 36 vjeç dhe Xhuli Gjeloshi, 28 vjeç. Hysa, që maskohej si një shitës makinash të përdorura, ka shërbyer si furnizuesi kryesor i grupit me lëndë narkotike.

Në cilësinë e bashkëpunëtorëve, janë dërguar në paraburgim dy shtetas të tjerë shqiptarë, Antonio Balo, 57 vjeç, me banim në Loreggia dhe Denis Gregianin, 50 vjeç, banor i Piombino Dese. Ndërsa, një të treti iu dha masa e arrestit shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat