Vdiq Hamzë Xhafa, Kryetari i parë i LDK-së në Luksemburg

Diaspora

Vdiq Hamzë Xhafa, Kryetari i parë i LDK-së në Luksemburg

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:31
Hamzë Xhafa

Lajmi për vdekjen e z. Hamzë Xhafa në moshën 74 vjeqare, ishte i hidhur jo vetëm për familjen e nderuar Xhafa por edhe për gjithë komunitetin tonë në këtë shtet!

Komuniteti shqiptar në Luksemburg do ta kujtoj me pietet si iniciator dhe themelues i rrjetit të parë organizativ gjithshqiptar këtu.

Gjaku shqiptar, patriotizmi, puna e tij e palodhshme, vullneti dhe dëshira që ti ndihmoj kombit, bëri që në fillimet e viteve 1990 të na gjindet afër që në ditët e para të ardhjes sonë këtu. 

Njëkohësisht, ai hapi gati çdo derë në Qeverinë e Luksemburgut për Kosovën dhe shqiptarët e asaj kohe në nevojë.

Që në ditët e para vuri në disponim gjithë dijen së tij, kohën mjetet, energjinë dhe gjithë vehten e vet në të mirë të Kosovës dhe të Shqiptarëve në Luxembourg (por jo vetëm!). 

Kjo bëri që në maj të vitit 1992 të rezultoj me zgjedhjen e tij, me unanimitet, si kryetari i parë i LDK-së në Luksembourg, që në atë kohë ishte subjekti i parë dhe i vetëm organizativ, shqiptar, në këtë shtet.

Në këtë fonksion, Zoti Hamzë Xhafa mbante mbi supe gjithë barrën e themelimit dhe fonksionimit të parë organizativ për të githë shqiptarët e sapo ardhur por edhe të gjithë të tjerët që vinin pa rreshtur në atë kohë këtu.

Aktiviteti i tij vullnetar nuk u ndalë asnjëherë deri në ditët kur sëmundja i pamundësoi prezencën e tij fizike dhe ushtrimin e këtij angazhimi që aq shumë e donte dhe me aq shumë zell e bënte. 

Për ne bashkpuntorët e tij, dhe gjithë shqiptarët në Luksembourg, Axha Hamzë do të mbetet i paharruar në kujtimet tona si njeriu i mirë dhe i urtë, njeriu i dashur për të gjithë, kujdesi vet, shembull klasik që në këto kohë me vlera të përmbysura, sikur asnjëherë më parë, secili nga ne, me shumë respekt,  do të duhej kujtuar punën e tij, vazhduar atë dhe ndjekur si shembull edhe përmbrenda komunitetit tonë në Luksembourg por edhe në të gjithë hapsirën shqiptare kudo!

Me dëshirën dhe lutjen që familjes Xhafa në veqanti por edhe të gjithë miqve e bashkpuntorëve të tij në përgjithësi, të kenë durimin e duhur në këto momente të vështira, me shpresën dhe lutjen që shpirti i tij i madh të pushoj i qetë në dritën e amshueshme të parajsës, me lutjen të pranojni ngushllimet e mia më të sinqerta, shpresoj, uroj dhe lutem që t’i vie i lehtë dheu i zi!

Pikllueshëm,

Driton GUMNISHTA, Luksemburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat