Eurodeputetja e parë shqiptare poston foto nga salla e Parlamentit Europian - Bota Sot
Eurodeputetja e parë shqiptare poston foto nga salla e Parlamentit Europian

Diaspora

Eurodeputetja e parë shqiptare poston foto nga salla e Parlamentit Europian

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:43
Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij Parlamenti.

Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij Parlamenti.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, mbesa e Musine Kokalarit ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e Parlamentit, dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.

Ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.

Image

Arba Kokalari, 32 vjeç nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë Parlament.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...