E tmerrshme/ I riu shqiptar humb jetën në aksident, trupi nxirret me vështirësi nga makina

Diaspora

E tmerrshme/ I riu shqiptar humb jetën në aksident, trupi nxirret me vështirësi nga makina

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar i moshës 20 vjeç ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në Bari në një rrugë brenda qytetit.

Sipas dinamikës së ngjarjes aksidentale, makina e viktimës është përplasur me një tjetër automjet ndërsa i riu shqiptar po shkonte në punë.

Siç vihet re edhe nga fotot, përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për të riun shqiptar i cila ka gjetur vdekjen  në vendngjarje.

Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat