Arrestohen fashistë italianë që luftonin për rebelët rus në Ukrainë, mes tyre një shqiptar - Bota Sot
Arrestohen fashistë italianë që luftonin për rebelët rus në Ukrainë, mes tyre një shqiptar

Diaspora

Arrestohen fashistë italianë që luftonin për rebelët rus në Ukrainë, mes tyre një shqiptar

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia anti terror e Italisë kapi armatim të rëndë dhe të sofistikuar gjatë bastisjeve të grupeve ekstremiste të lidhura me rebelët rusë në Ukrainë, janë arrestuar tre persona në operacionin e gjerë të policisë italiane që ka nisur që nga fillimi muajit, mes të arrestuarve edhe një shqiptar, Olsi Krutani.

Tre persona janë arrestuar, janë gjetur edhe material propagandues fashist në bastisjet në shumë qytete italiane. Mediat italiane raportojnë se bastisjet ishin pjesë e hetimeve në grupet ekstremiste të cilat mbështesin forcat separatiste në lindje të Ukrainës.

Mes armatimit të sofistikuar është gjetur edhe një raketë, e cila raportohet të jetë nga Qatar.

Forcat speciale nga Torino kanë udhëhequr operacionin, ku në media italiane shkruhet se mes të arrestuarve janë tre persona njëri, dy italian dhe një shtetas zviceran. Njëri prej tyre është anëtar i partisë të ekstremit të djathtë, Forza Nuova.

Në fillim të muajit, me 3 korrik gjykata në qytetin e Genoa, ka dënuar tre persona me burgim për shkak se ishin gjetur fajtor se kishin luftuar krah separatistëve në regjionin Donetsk e Luhansk në lindje të Ukrainës.

Dy prej tyre shtetas italian, i treti nga Moldavia. Njëri prej të dënuarve është me prejardhje shqiptare, i lindur në Shqipëri, Olsi Krutani. Ai bashkë me të akuzuarin italian është dënuar me 2 vite e tetë muaj burgim.

Më shumë se 10 mijë persona kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë pasi separatistë të mbështetur nga Rusia nisën kryengritje më 2014. Luftimet me forcat qeveritare ukrainase vazhdojnë por vijat e frontit kanë mbetur të pandryshuara për më shumë se një vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...