Trafikim heroine, kapen 2 shqiptarë - Bota Sot
Trafikim heroine, kapen 2 shqiptarë

Diaspora

Trafikim heroine, kapen 2 shqiptarë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:18
Ilustrim

Trafikimi dhe zotërimi i një sasie të konsiderueshme heroine ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar në Itali.

25-vjeçari, Arnold Kuqi, u kap të premten në flagrancë nga karabinierët e qytetit të Kietit, në komunën Frankavila al Mare, gjatë një ndalimi nga patrulla policore.

Në tapicerinë e automjetit të tij u gjetën të fshehura 2,150 kg heroinë e pastër e cilësisë së lartë, e ndarë në 4 pako, si edhe një kuti kartoni me 3 thasë të vegjël me kimikate me peshë 15 kg, që do të përdoreshin për të modifikuar veçoritë e lëndës narkotike.

Mësohet se shqiptari me vendbanim në Rimini ishte prej kohësh nën monitorim e komandës hetuese të rajonit qendror të Abrucos.

I riu që po mbahet në dhomat e paraburgimit të qytetit të Kietit do të ndiqet penalisht me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Një tjetër bashkëkombës i autorit u arrestua të premten nga njësia e antidrogës e Gjenovës me të njëjtën akuzë.

39-vjeçarit shqiptar, i cilësuar si i dhunshëm dhe i rrezikshëm iu gjet një sasi heroine prej 4 kilogramë.

Droga kishte përshkuar më herët rrugën nga Greqia nëpër qytetet e Katerinit, Athinës dhe Selanikut.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest evropian për trafikim ndërkombëtar të drogave.

Në bazë të ligjit, 39-vjeçari do të duhet të vuajë një dënim prej të paktën 30 vitesh burg për krimet e mëparshme në Greqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...