Hipi në pemë të kapte tullumbacen, por shqiptari e pëson keq

Diaspora

Hipi në pemë të kapte tullumbacen, por shqiptari e pëson keq

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Ka mbetur me dëmtime të shumta në trup një burrë shqiptar në Itali, pas një incidenti që i ndodhi ditën e dielë.

Aksidenti ka ndodhur dje në parkun Brenta Viva në Fontaniva, në provincën e Padovës.

Sipas mediave italiane, një 47-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Vicenza, në përpjekje për të arritur të kapë një tullumbace të ngecur në një pemë, ra nga 3 metra pasi u thye dega ku po mbahej.

Ai menjëherë u dërgua në spitalin e Padova, ku është akoma i shtruar me fraktura të shumta. Nuk është në rrezik për jetën, shkruajnë mediat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat