I riu shqiptar përplaset nga treni, i gjithë komuniteti në zi - Bota Sot
I riu shqiptar përplaset nga treni, i gjithë komuniteti në zi

Diaspora

I riu shqiptar përplaset nga treni, i gjithë komuniteti në zi

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:18
Itali

Një shqiptar është përplasur nga treni në Castelfiorentino të Italisë. Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim për të gjithë komunitetin ku jetonte. Marko Kaziu, 20 vjeç, u përplas afër urës mbi lumin Elsa.

Ai nuk e pa trentin që po kalonte pranë tij. I goditur dhunshëm nga treni, përfundoi në anë të hekurudhës. Kjo është një zonë e populluar  dhe shumë njerëz e panë aksidentin.

Shumë njerëz iu ofruan për ndihmë dhe policia e zjarrfikësit ndërhynë. Kushtet e 20-vjeçarit u shfaqën shumë serioze dhe natën zemra e tij ndaloi së rrahuri. Viktima ishte transportuar në spitalin Careggi me helikopter.

Kryetari i komunës Alessio Falorni bëri një postim ngushëllimi në emër të gjithë komunitetit dhe familjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...