U nderua jeta dhe vepra e Kolë Gojanit

Diaspora

U nderua jeta dhe vepra e Kolë Gojanit

Nga: Maxhun Smajli Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:37
Maxhun Smajli

Është krejt e natyrshme të na lëndohet shpirti, e të na marri malli për të dashurit tonë që na i rrëmben vdekja. Sidomos kurbetçarët do i ndjekë vazhdimisht ndjenja e merzisë dhe dhimbjes për njerëzit e tyre që kalojnë në amshim.

Pak ditë më parë, shpirti i Kolë Zenunit, iku drejtë hapsirave të ndritshme qiellore. Ky pinjoll i familjës Gojani, nga Dugajeva e Klinës, që për 84 vite qendroi besnik në rrugën e të parëve të Tij, karshi vështirësive që kishte rruga e njerëzorës, shqiptarizmës, vdiq. Vdiq e kurrë nuk u thy e as nuk u lig. Por, eci krenar në rrugën e nderit dhe të madhërishmës njerëzore-humanizmit.

Në orët e hershme të pas mesnatës së tetë shtatorit, qielli dukej si pelhurë e zezë me ngjyra diamante të veckël që vezullojnë në hapsirën e paanë. Nisëm për atje, ku tradita po përcillet brezash. Qetësinë e kësaj nate e prishë zhurma e veturës sime që qan ajrin e ftoftë të kësaj vere të vonë. Në errësirën e kësaj nate ndeza një ëndërr, si pranverë e përherëshme, që m'i solli yjet më afër, njëri prej të cilëve ishte shpirti i bacit Kolë. Mendoja për pafundësinë, imagjinoja sikur shihnja pafundësishtë larg në pafundësi. Atje, ku koha shtrihet pas në përjetësi. Lotët rrjedhin nga mirënjohja për bacën, duke mos pasë asgjë për t'i dhënë si shkëmbim për atë hirësi që derdhi tek unë.

Mergata shqiptare po mbështesin njëri-tjetrin edhe në mort!

shqiptare, po mbështesin njëri-tjetrin edhe në mort. Vetëm kështu po arrijnë të përballojnë jetën e rëndë mergimtare. Të dielën që lam pas, Mirash Kolë Gojani, me të vëllanë Petritin dhe djalin e axhës, Tomën, kishin hapur të Pame për babanë e axhën e tyre, Kolë Zenun Gojanin, i cili ditë më parë, kishte ndërruar jetë.

Lumenjë njerëzish, ardhur nga anë të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve tjera të Evropës, kishin vërshuar drejt qytetit Schöfland të Zvicrës. Një sallë e madhe sa shkonte e mbushej përplot me njerëz që vinin për të ndarë dhimbjen me familjen Gojani nga Dugajeva e Klinës.

Sado që përpiqeshin t’i përballonin dhimbjet për babanë e axhën, sytë e vëllezërve dhe nipit, tradhëtoheshin nga lotët. Lotë këta që pikllonin edhe të pranishmit në sallë. Në rreshtin e gjatë të pritësve ishin radhitur kushurinjë, miqë, dajë e nipa, si; Marash Gojani, Petrit Geci, Mark Dushi, Gustin Berisha, Mikel Buzhala, Petrit Prenaj, Zef Kukeli, Maxhun Smajli, Marjan Berisha, Pjetrush Prelaj, Lush Gojani dhe shumë të tjerë.

Kush ishte Kolë Zenun Gojani?

Kolë Zenun Gojani, ka lindur në vitin 1935, në një familje bujare, me tradita atdhetare, në Dugajevë të Klinës. Në moshën gjashtë vjeqare, i vdes babai, mungesën e të cilit e plotësoj nënë Faza dhe vëllau më i madh, Tuna. Ndërsa, u burrërua mes burrave më me zë të fisit, gjakut tonë të përbashkët. Ishte fetar me besim të madh tek Zoti. I përkushtuar për gruan e fëmijët, pa lënë anash edhe farefisin. Tek fëmijët e tij dhe rinia që e rrethonin nguliti parime të drejta dhe njerëzore.

Ai, thoshte: “ Lereni që e keqja e të tjerëve, të nxjerrë në pah cilësitë e tua të mira. Përpiquni ta kuptoni njeriun e thjeshtë, i cili përpiqet ta mbushë harkun ndërmjet lindjës dhe vdekjës me ndriqim”.

Një jetë të tërë ishte vënë në sherbim të shëndetit të popullit; në mes dite e në mes nate, në verë e në dimër. Andaj, edhe ka mbetur i gjallë në mendjët e të gjallëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat