Media austriake zbulon detaje: Si e vrau shqiptari gruan e tij në banesën në Vjenë

Diaspora

Media austriake zbulon detaje: Si e vrau shqiptari gruan e tij në banesën në Vjenë

Nga: A.ZH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:35
Policia austriake

Një 32-vjeçar nga Kosova raportohet se ka vrarë gruan e tij të premten në Vjenë.

Ai pasdite u dërgua në stacion policor, ku u tha zyrtarëve se e kishte plagosur gruan e tij në apartamentin e përbashkët në dhe se ndoshta e kishte vrarë atë.

Në polici, ai deklaroi se "pati thjeshtë një mosmarrëveshje me gruan e tij", ka thënë zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger, raporton wien.orf.at, përcjell Bota sot.

Policia dhe ambulanca ishin në apartamentin afër Pallatit Belvedere. Atje, viktima 32-vjeçare u gjet e pajetë. Ajo kishte një plagë me gjak në kokë.

Sipas zëdhënësit të Policisë Eidenberger, arma e vrasjes raportohet të jetë një shkop druri.

Autopsia të shtunën

Burri u arrestua menjëherë. Si motiv i vrasjes thuhet të jetë xhelozia.

Autori do të merret në pyetje të shtunën, ndërsa autopsia e kufomës së shqiptares së vrarë është planifikuar për të shtunën.

Raportohet se Zyra Shtetërore e Hetimit Penal në Vjenë po heton mbi dyshimin e vrasjes.

Policia nuk ka zbuluar shumë detaje për rastin, për shkak të mbrojtjes së viktimave. Ajo nuk ka treguar asnjë informacion në lidhje me vendin e ngjarjes apo pyetjen nëse dëshmitarët ishin të pranishëm në kohën e vrasjes.

"Kjo ende duhet të përcaktohet", ka thënë zëdhënësi i policisë austriake./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat